16:12 / E Martë, 20 Prill 2021 / AR

Vazhdon tensioni mes princave, ende nuk kanë arritur ‘paqe’ mes vete

Pasi Princ Harry u kthye në Angli për varrimin e gjyshit të tij, duket se ende nuk ka rregulluar raportet me anëtaret tjerë të familjes.

Në një video që emocionoi botën, ku u shfaqen princat së bashku. Shihet se situata mes vëllezërve është e tensionuar, transmeton Indeksonline.

Disa burime thonë se princ Harry i ka shkruar një letër mjaftë emocionuese para se të nisej.

Sa i përket raportit me princin William, thuhet se ende nuk janë ftohur gjakrat.

“E vërteta është se Harry nuk e dinte fare çfarë e priste kur u kthye në shtëpi. Ai i shkroi një letër shumë personale të atit, si një përpjekje për të ulur tensionet mes tyre, por duket se nuk ja ka dalë pasi gjërat nuk shkuan siç shpresonte.”- u shprehën burime për “The Mirror”.

I njëjti burim thotë se Harry e dinte që gjërat nuk do të jenë si dikur, pasi për një vit kanë ndodhur shumë ngjarje që kanë bërë të ndihen shumë të largët me njëri-tjetrin./Indeksonline/