14:10 / E Mërkurë, 22 Janar 2020 / indeksADMonline

Vazhdon trysnia e BE-së për koalicionin, Apostolova flet nga LDK-ja!

Marrëveshja ndërmjet Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës ka vënë në lëvizje edhe këtë të mërkurë ambasadat e huaja në Kosovë.

Gjatë ditë së sotme, selinë qendrore të LDK-së e vizitoi shefja e Bashkimit Evropian në Republikën e Kosovës, Natalya Apostolova.

Mirëpo, duket se as evropianët nuk po arrijnë që t’i bindin dy partitë të finalizojnë marrëveshjen qeverisëse, raporton Indeksonline

Në një prononcim për media, Apostalova ishte skeptike që sa më shpejt të krijohet Legjislativi.

“Jo nuk kemi ndonjë informacion të ri. Unë thjesht po e vizitoj partitë politike. Por, sigurisht se duam  ta shohim krijimin e Qeverisë sa më shpejt që të jetë e mundur. Në mënyrë që të punojmë së bashku për agjendën evropiane”, është shprehur ajo.

Ndryshe, gjatë ditës së sotme në zyra të LDK-së ka qëndruar edhe një delegacion i Ambasdadës finlandeze. /Indeksonline/

Ambasadorja e Finlandes