08:31 / E Martë, 14 Janar 2020 / indeksADMonline

Vazhdon “zvarritja” e marrëveshjes VV-LDK

Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës ende nuk kanë arritur marrëveshjen finale, ndonëse bisedimet mes tyre kanë nisur 3 muaj më parë.

Prej që vendi mbajti zgjedhjet më 6 tetor, VV-ja dhe LDK-ja kanë zhvilluan një sërë takimesh, të cilat përfunduan me disa pajtime mes tyre por që nuk dërguan deri tek marrëveshja përmbyllëse qeverisëse.

Një marrëveshje e tillë, e cila do të dërgojë në formimin e institucioneve, nuk pritet të ndodhë as gjatë ditës së sotme.

Burime të IndeksOnline mësojnë se as sot nuk ka takim mes 2 partive partnere për qeverisje.

 Takimi i fundit mes liderit të VV-së, Albin Kurtit dhe atij të LDK-së, Isa Mustafës, u mbajt më 10 janar, vetëm 4 ditë pas takimit që Kurti pati me presidentin e vendit, Hashim Thaçin, ku ky i fundit i dha një ultimatum 48 orësh liderit të VV-së, për t’ia dërguar emrin e kandidatit për të parin e ekzekutivit.

Ndonëse afati që Thaçi i dha Kurtit ka kaluar 6 ditshin, ky i fundit përmes një letre i tha presidentit Thaçi që mos të bëhet presion mbi Lëvizjen Vetëvendosje për emrin, duke konfirmuar se VV-ja dhe LDK-ja do të zhvillojnë edhe më tutje takime. /IndeksOnline/