75 Mall Live Search
15:05 / E Hënë, 13 Prill 2026 / S Z

Vdekja e punëtorit në vendin e punës në Ferizaj, ndalohet për 48-orë një person

Një person është ndaluar për 48-orë  për rastin e vdekjes së një punëtori në Ferizaj.

59-vjeçari ka rënë nga kati i gjashtë i një objekti ndërtimi.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka njoftuar e me vendim të Prokurorit të Shtetit, ka ndaluar një person të dyshuar me iniciale N.E., në kohëzgjatje prej 48-orësh, për shkak të dyshimit të veprës penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”nga neni 358 sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Rasti në fjalë ka ndodhur në rrugën ‘Remzi Hoxha’ në Ferizaj, ku, një person ka rënë nga një objekt në ndërtim dhe pas daljes ne vendin e ngjarjes, ekipet emergjente kanë konstatuar vdekjen e viktimës.

Prokurori i shtetit, ka udhëzuar Policinë dhe Inspektoratin e Punës, për ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme hetimore, me qëllim të zbardhjes së rrethaneve të këtij rasti.

Ndërsa, me urdhëresë të prokurorit të shtetit, trupi i pajetë i vitkimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.

“Prokuroria Themelore në Ferizaj, ndaj të dyshuarit të lartëpërmendur, brenda afatit ligjor do të vazhdoj me procedurat e mëtejme ligjore”, thuhet në njoftim.