20:15 / E Martë, 10 Nëntor 2020 / k.v

Vdekja e 20-vjeçarit, IndeksOnline ju sjell pamje nga vendi i ngjarjes

Mjekësia ligjore ka dalë në vendin e ngjarjes në Matiçan, ku është gjetur i vdekur 20-vjeçari me inicialet SH.SH.

Ende nuk ka informacione për vdekjen e të riut, por ai është gjetur pa shenja jetë afër varrezave të lagjes.

IndeksOnline ka raportuar pak më parë për këtë ngjarje të rëndë, ndërsa zyrtarët policorë ende nuk janë deklaruar për media.

Vendi i ngjarjes është siguruar nga policia, ndërsa njësitet përkatëse po merren me hetimin e rastit./IndeksOnline/