11:04 / E Enjte, 28 Dhjetor 2023 / k.v

Vdekja e 34-vjeçares në hotel, policia jep detajet e para të rastit

IndeksOnline ka raportuar më herët se një vajzë e re ka humbur jetën pasi që dyshohet se ka rënë nga një hotel në dalje të Prishtinës.

Policia e Kosovës e ka konfirmuar rastin për IndeksOnline ku sipas tyre po hetohet në koordinim me prokurorin.

“Sot në stacionin policor të Graqanicës është iniciuar një rast hetim mbi vdekjen, ku viktimë është një femër 34-vjeç, vdekjen e së cilës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje”, ka thënë për IndeksOnline, Flora Ahmeti, zyrtare për informim në Policinë Rajonale të Prishtinës.

Ajo ka deklaruar se aktualisht policia në koordinim me Prokurorinë  ka nisur dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore që do të ndihmonin hetimin dhe sqarimin e rastit, ndërkohë që trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion./IndeksOnline/