20:45 / E Enjte, 12 Dhjetor 2019

Vdekja e dyshimtë në Ferizaj, Policia arreston një person

Është gjetur trupi i pajetë i personit nga Ferizaji me inicialet Sh.B i cili është shpallur i zhdukur tre ditë më parë.

Sipas policisë, viktima është gjetur mes fshatit Gadime dhe Kishnapole të Komunës së Lipjanit.

Pas hetimeve fillestare të policisë, është arrestuar një person, i cili me urdhër të prokurorit është ndaluar për 48 orë.

Raporti i plotë i Policisë:

Lidhur me rastin e raportuar me dt.09.12.2019 , Person i zhdukur, pas hetimeve intenzive,hetuesit rajonal kanë arritur që sot rreth orës 19:00 të gjejnë trupin e pajetë të viktimës SH.B.(m/shqipëtar ) 33 vjeçar nga Ferizaj.

Trupi i viktimës është gjetur skaj rruge mes fshatit Gadime dhe Kishnapole.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore si dhe ekipi mjekësor i mjekësisë ligjore .

Pas hetimeve fillestare,hetuesit policor kanë  arrestuar një person të dyshuar lidhur me këtë rast dhe ndaj tij, me urdhër të prokurorit është marrë masa e ndalimit prej 48 orësh.

Në vendin e ngjarjes ka dalur edhe Prokurori i Shtetit dhe me urdhër të tij trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion.

Janë duke vazhduar hetimet për zbardhjen e rrethanave të rastit. /IndeksOnline/