19:47 / E Diele, 24 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Vdekja e Florenc Beqirajt, Ministria e Jashtme sqaron ngjarjen. Ja deklarata

Pas vdekjes së 23 vjeçarit shqiptar, Florenc Beqiraj, para dy ditësh në Marsejë të Francës, ka ardhur për herë të parë reagimi i Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë.

Përmes një deklarate për mediat MEPJ sqaron se Ministria e Brendshme e Francës ka njoftuar ambasadën Shqiptare, për vdekjen e Glorenc Beqirajt.

Në njoftimin e Ministrisë së Brendshme Franceze thuhej se Beqiraj u gjet në 14 dhjetor i pandërgjegjshëm në qelinë e burgut, atij i është dhënë menjëherë ndihma mjekësore nga urgjenca e burgut dhe më pas është transferuar menjëherë në spital.

Ndërkohë në njoftim thuhet se Prokuroria e Marsejës është njoftuar në të njëjtën ditë për ngjarjen dhe ka nisur menjëherë hetimin.