13:14 / E Enjte, 25 Shkurt 2021 / Blerim

Vdekja e Kasias, ylli i Bayernit nën hetime

Prokurori publik i Mynihut, ka rifilluar procedurat e mëparshme kundër yllit të Bayern Munchenit.

Para disa ditësh, e dashura e Jerome Boatengut, Kasia Lenhardt, bëri vetëvrasje, transmeton IndeksOnline.

Ashtu siç pretendon gazeta gjermane “Bild”, policia ka nisur hetimet për yllin e Bayernit, pasi gjatë vitit 2020 ishte raportuar për dhunë.

Megjithatë pas autopsisë së trupit të modeles së njohur, duket se janë gjetur disa prova të reja.

“Procedimi rifilloi, më 10 shkurt 2021, sepse morëm disa informacione të reja”, shpjegon prokurori i lartë publik, Anne Leiding./IndeksOnline/