23:10 / E Enjte, 29 Dhjetor 2022 / Gj. Sh

Vdekja e Peles, Federata e Brazilit vendos për 7 ditë zie të futbollit

Bota e futbollit është shokuar sonte me vdekjen e legjendes së futbollit Pele.

Brazilini vdiq sot në moshën 82 vjeçare, shkruan IndeksOnline.

Pas lajmit për vdekjen e tij, Federata Braziliane e futbollit ka vendosur shtatë ditë zie për ta nderuar legjendën Pele.

Pele ishte një prej legjendave më të mëdha në Brazil duke fituar tri herë Kupën e Botës dhe konsiderohet si njëri prej futbollistëve më të mirë në histori të futbollit./IndeksOnline/