Vdekja e presidentit të Iranit trondit tregjet, ari arrin një çmim të ri rekord
Vdekja e presidentit iranian po shkakton pasiguri edhe në tregjet botërore. Çmimi i arit arriti një rekord të ri mëngjesin e sotëm.
Çmimi i metalit të çmuar u ngjit përkohësisht në 2,450.07 dollarë amerikanë ounce. Në shkurt çmimi ishte ende nën 2000 dollarë.
Një arsye e mundshme për rritjen sipas ekspertëve është rrëzimi i helikopterit në Iran , në të cilin mbetën të vrarë presidenti iranian Ebrahim Raisi dhe ministri i tij i jashtëm Husein Amirabdollahian.
Bakri metalik industrial gjithashtu u rrit në një çmim të ri rekord në muaj./Indeksonline/