75 Mall Live Search
11:31 / E Enjte, 19 Mars 2026 / F.R

Vdekja e tre punëtorëve kosovarë në Vjenë, Qeveria nis mbledhjen me një minutë heshtje

Qeveria e Kosovës ka nisur mbledhjen e sotme me një minutë heshtje pas aksidentit tragjik dje në Vjenë, ku tre kosovarë humbën jetën pas shembjes së një kantieri ndërtimi.

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, sërish iu ka shprehur ngushëllime familjeve të viktimave.

Pajtim Bajrami, Istref Zekaj dhe Asllan Musliu vdiqën tragjikisht në Vjenë të Austrisë në një kantier ndërtimi.

Kujtojmë se në rendin e ditës në mbledhje janë disa pika, ndër të tjera është shqyrtimi i propozim-vendimeve për bartjen e Zyrës për çështjet e kategorive të dala nga lufta e UÇK-së në Ministrinë për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare.