10:16 / E Enjte, 09 Shtator 2021 / AR

Vdekje e dyshimtë në Malishevë, Policia nis hetimet

Dje rreth orës 17:00 në Malishevë ka ndërruar jetë një person.

Policia e Kosovës në raportin 24 orësh njofton se lajmi është bërë i ditur nga QKMF, i cili ishte me sëmundje kronike.

Trupi i pajetë i tij është dërguar për obduksion ndërsa Policia ka nisur hetimet.

“Malishevë,  08.09.2021 – 17:00. Nga QKMF është raportuar se një person mashkull kosovar ka ndërruar jetë, i njëjti ishte me sëmundje kronike. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për Obduksion. Rasti është duke u hetuar”./Indeksonline/