10:10 / E Martë, 12 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Vdekje e dyshimtë në Pejë

Gjatë ditës së djeshme, një vdekje e dyshimtë ka ndodhur në Pejë.

Sipas raportit të Policisë, gjersa viktima ishte duke pritur në një stacion të autobusëve, i ishte përkeqësuar gjendja shëndetësore.

Viktima është dërguar në spital, nga mjeku është konstatuar vdekja e tij. 

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.