18:27 / E Shtunë, 08 Qershor 2019 / indeksADMonline

“Vdekje për shqiptarët…”, thirrje raciste në Bullgari ndaj lojtarëve të Kosovës

Skuadra e Kosovës ka mbërritur në Sofje të Bullgarisë ku ka filluar përgatitjet stërvitore.

Stërvitjet e Kosovës kanë shkuar shumë mirë dhe sipas planit të paraparë. Megjithatë, lojtarët nuk janë pritur mirë para se të hynin në stadium nga një grup i tifozëve bullgarë.

Sic merr vesh IndeksOnline, kishte thirrje raciste jashtë stadiumit.

“Vdekje për shqiptarët, vdekje për shqiptarët”, ishin thirrjet nga grup i bullgarëve.

Kosova zhvillon të hënen ndeshjen ndaj Bullgarisë. Në këtë ndeshje, përveç Valon Berishës, Hekuran Kryeziut dhe Herolind Shalës, do të mungojë edhe Arbër Zeneli. /IndeksOnline/