15:12 / E Enjte, 14 Janar 2021 / Blerim

Vdekjet e punëtorëve shëndetësor nga COVID-19, Hoti mbështet kërkesën e Odës së mjekëve që të ndihmohen familjet e tyre

Oda e Mjekëve e Kosovës, përmes një njoftimi në faqen zyrtare, ka bërë të ditur se do të themelohet Grupi punues për hartim të Udhëzimit administrativ në lidhje me kërkesën e tyre për mbështetjen e familjeve të punëtorëve shëndetësorë, që kanë humbur jetën si paosjë e infektimit me COVID-19.

Kjo u konfirmua nga këshilltari i kryeministrit, Alush Gashi.

“Përmes lidhjes telefonike këshilltari i kryeministrit të Kosovës, Alush Gashi konfirmoi se kryeministri ka mbështetur kërkesën e Odës së Mjekëve të Kosovës për mbështetjen e familjeve të punëtorëve shëndetësorë që kanë humbur jetën si pasojë e infektimit me COVID-19 dhe, ka kërkuar nga Ministria e Shëndetësisë që të fillojë procedurat për drafitmin e aktit normativ për kompensimin e familjeve të mjekëve dhe punëtorëve të tjerë shëndetësorë që humbin jetën në krye të detyrës. Njëherësh kryeministri ka kërkuar dhe konfirmuar që pjesë e këtij grupi të jetë edhe Oda e Mjekëve e Kosovës”, thuhet në njoftim./Indeksonline