20:36 / E Shtunë, 04 Shtator 2021 / OSH

Vdekjet nga COVID-19 në Kosovë, vështirësi edhe në bartjen e kufomave

Numri i viktimave në Kosovë është rritur dukshëm ditëve të fundit.

Me këtë gjendje të rëndë u përball edhe kompania që bën transportin e viktimave nga virusi e që është e tenderuar nga Ministria e Shëndetësisë.

29 gushti, sipas pronarit të kompanisë “Funerali”, ishte dita më e vështirë kur u shënuan edhe 36 vdekje.

Për transportin e kufomave, që asistohet edhe nga Policia e Kosovës, sipas pronarit që ka shtatë automjete e 14 punëtorë kërkohet angazhim i madh.

Ai thotë se gjatë gjithë kohës janë në kontakt të drejtpërdrejt me virusin./Klan Kosova/