17:00 / E Hënë, 01 Prill 2024 / AR

“Vdeksha për duart e tua”/ Ilnisa ulet në gjunjë dhe puth Meritonin

Ilnisa dhe Meritoni ditët e fundit po shijojnë romancën në qetësi. Që prej skualifikimit të Eglës e cila ka patur shpesh përplasje të forta me të dy, çifti duket se po e shijojnë më shumë qëndrimin në shtëpinë e “Big Brother Vip”.

Teksa ndodheshin në kuzhinë, Ilnisa i dedikon fjalët më të ëmbla moderatorit e cila ulet në gjunjë dhe e puth tek dora dhe i thotë: “Vdeksha unë për duart e tua të arta”.

“Mund ta mbështes kokën se s’ta bëj pis. Vetëm qerpikët leyva se nuk kisha nerva. As vetullat asnjë gjë. Vdeksha unë për duart e tua të arta”, dëgjohet t’i thotë ajo Meritonit, teksa ai vetëm e shikonte.