21:42 / E Hënë, 16 Shtator 2019 / indeksADMonline

Vdes 10 vjeçarja disa ditë pas qëndrimit në koma

Një vajzë 10 vjeçare nga Teksasi ka ndërruar jetë të hënën në mëngjes, dy javë paq qëndrimit në spital.

Lily Avant derisa ishte duke notuar në lumin Brazos ishte kafshuar nga një parazit i rrallë, shkruan Daily Mail- transmeton Indeksonline.

Avant, fillimisht u ankua për dhimbje koke dhe temperaturë.

‘Lily Mae jonë e ëmbël ka shkuar të jetë me Jezusin. Ajo luftoi për luftën e mirë dhe ndërtoi një ushtri të luftëtarëve në të gjithë botën”, citohet të ketë shkruar tezja e saj në Facebook.

E reja kuptohet se ka kontraktuar me parazitin e njohur si “Naegleria foëleri”,  pasi notonte në ujërat pas shtëpisë së saj në Ëhitney një javë më pare.

Paraziti në fjalë shkakton një infeksion të trurit që çon në shkatërrimin e indeve. Në fazat e hershme të saj, simptomat mund të jenë të ngjashme me meningjitin bakteror./Indeksonline/