21:17 / E Diele, 23 Qershor 2019 / indeksADMonline

Vdes 5 vjeçari, doktorët ia gabuan sëmundjen dhe i dhanë terapi 10 herë më të madhe!

Jo rrallë herë doktorët gabojnë diagnostikimin e sëmundjes. Kështu, Shay Turner 5 vjeç ishte dërguar në spital në Roterdam me infeksion të sëmundjes së “Sepsës”.

Mirëpo doktorët gabuan në diagnostifikimin e tij me diabetë teksa niveli i sheqerit në gjak kishte arritur në nivel shumë të lartë.

Atij i ishin dhënë 18 ml insulin, 10 herë më shumë se sa doza normale për diabetikët.

Gjendja e tij u përkeqësua shumë shpejtë dhe si pasojë truri pësoj dëmtim shumë të madhë për shkak të gabimit të doktorëve, shkruan Daily Mail, transmeton Indeksonline.

Ai vdiq 4 ditë pas hospitalizimit të tij në Sheffield Children Hospital.

Familja e djaloshit është duke kërkuar mjete për të grumbulluar 12,000  funta për të paguar avokatët për të hetuar rastin e Shay./Indeksonline/