Vdes 50 vjeçari që u godit nga treni në Klinë, mësohet identiteti i viktimës

Një person është goditur nga treni sot rreth orës 06:00 të mëngjesit në Klinë. I njëjti fillimisht ishte dërguar në QKMF në Klinë, për tu transportuar më pas në Spitalin e Pejës.
Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se me tu dërguar në spitalin e Pejës është konfirmuar vdekja e tij.
Burimet e Indeksonline bëjnë të ditur se viktima është Nazmi Ajzeri i moshës 50 vjeçare, me prejardhje nga Kopiliqi i Skënderajit./Indeksonline/
