08:48 / E Martë, 13 Qershor 2023 / AR

Vdes aktori i njohur pas aksidentit me motor

Aktori amerikan, Treat Williams, i cili arriti kulmin e suksesit me “Hair” dhe “Everwood” ka ndërruar jetë pas një aksidenti me motor.

Agjenti i Williams, Barry McPherson, thotë për People: “Ai vdiq këtë pasdite. Ai ishte në motor dhe një makinë ia preu rrugën. Unë jam shumë i mërzitur. Ai ishte djali më i mirë që kam njohuri dhe ishte kaq i talentuar”, transmeton Indeksonline.

People raporton se përplasja ka ndodhur të hënën në Dorset, Vermont./Indeksonline/