13:19 / E Enjte, 15 Shtator 2022 / AR

Vdes aktorja legjendare Irene Papas

Aktorja dhe këngëtarja greke Irene Papas, e cila fitoi famë ndërkombëtare duke luajtur në filmat klasikë të viteve 1960 si “Zorba the Greek” dhe “The Guns of Navarone”, ka ndërruar jetë në moshën 96-vjeçare.

“Zorba the Greek”, në të cilin ajo luajti së bashku me Anthony Quinn dhe Alan Bates, magjepsi audiencën ndërkombëtare.

“Madhështore, dinamike, Irene Papas ishte personifikimi i bukurisë greke në ekranet e kinemasë dhe në skenë, një yll ndërkombëtar që rrezatonte greqizmin,” tha në një deklaratë ministrja e Kulturës, Lina Mendoni. “Me fuqinë e talentit dhe sharmin e personalitetit të saj, ajo pushtoi botën e kinemasë dhe teatrit.”

Ndahet nga jeta aktorja legjendare Irene Papas

Ndër sukseset e saj më të mëdha të hershme ishte roli kryesor në “Electra” në vitin 1962, një transkriptim kinematografik i tragjedisë së lashtë greke të Euripidit.

Me flokët e gjatë të errët, lëkurën e zbehtë dhe vetullat e trasha të harkuara, Papas u bë një simbol i bukurisë mesdhetare.

Ndahet nga jeta aktorja legjendare Irene Papas

Ajo vuante nga sëmundja e Alzheimerit vitet e fundit sipas mediave greke. Ministria e Kulturës nuk tha se kur ajo u nda nga jeta.

Nëpër mediat shqiptare, është përfolur se Irene ka origjinë shqiptare, por kjo çështje duket një cikël i mbyllur i pambështetur në prova.