10:35 / E Shtunë, 16 Janar 2021 / OSH

Vdes anëtari i Nismës Socialdemokrate, ish-komandanti i UÇK-së – Limaj e quan njeri me vlera të larta patriotike e njerëzore

Kryetari i nëndegës së Dragobilit të Nismës Socialdemokrate, Shefqet Paçarizi ka ndërruar jetë.

Lideri i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj përmes një postimi ka ngushëlluar familjen Paçarizi, transmeton Indeksonline.

Limaj e ka quajtur të ndjerin si njeri me vlera të larta patriotike e njerëzore. Paçarizi ishte komandant i UÇK-së.

Postimi i plotë:

Me dhimbje të thellë mora lajmin për vdekjen e bashkëluftëtarit dhe kryetarit të nëndegës së Nismës në Dragobil të Malishevës, Shefqet Paçarizi.

Shefqeti do të mbetet përherë në kujtesën tonë si njeri me vlera të larta patriotike e njerëzore, i fisëm, bujar e besnik i shoqërisë.

Në emrin tim dhe të Nismës Socialdemokrate i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Paqarizi, miqve dhe gjithë atyre që e kanë njohur të ndjerin.