75 Mall Live Search
14:01 / E Martë, 11 Shtator 2018 / indeksADMonline

Vdes asambleisti i PDK-së në Rahovec

Asamblisti i Kuvendit Komunal të Rahovecit, Astri Thaqi ka ndërruar jetë.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i kësaj komune, Smajl Latifi, i cili i ka shprehur ngushëllime të thella familje Thaçi, shokëve, miqëve dhe bashkëpunëtorëve të Astriti!

“Me trazim shpirtëror e mësova lajmin për vdekjen e parakohshme të Astrit Thaçit, veprimtarit kontributdhënës, këshilltarit të Kuvendit Komunal dhe afaristit të suksesshëm. Në këto momente pikëllimi e dhimbjeje, i shpreh ngushëllimet më të thella familjes Thaçi, shokëve, miqve dhe bashkëpunëtorëve të Astritit! Familja humbi njeriun e dashur e të devotshëm, shoqëria njeriun e angazhuar, ndërsa ne humbëm mikun e aktivistin e denjë.

Njëkohësisht, ngushëllime të sinqerta edhe degës së PDK-së në Rahovec për humbjen e këtij anëtari të përkushtuar e besnik!  Kërkoj që të ndajmë së bashku këto momente dhimbjeje e pikëllimi dhe ta përcjellim së bashku Astritin në amshim, ashtu siç e meriton një familjar, shok, mik e bashkëpunëtor”, ka shkruar Latifi./Indeksonline/