75 Mall Live Search
12:41 / E Diele, 03 Maj 2026 / b l

Vdes babai i Bardhyl Mahmutit, familja ka një thirrje për bashkëveprimtarët nga Kosova

Publicisti dhe veprimtari Bardhyl Mahmuti ka njoftuar ndarjen nga jeta të babait të tij, Beqir Berisha, i cili është larguar nga kjo botë më 3 maj 2026.

Në njoftimin mortor, familja bën të ditur se varrimi do të mbahet të hënën, më 4 maj, në ora 13:30, në varrezat e Tetovë.

Po ashtu, në mesazhin e tij, Mahmuti thekson se, duke pasur parasysh situatën politike në Maqedoni të Veriut, u bën thirrje bashkëveprimtarëve nga Kosova që të mos ndërmarrin udhëtimin për në varrim apo ngushëllime, për arsye sigurie.