08:47 / E Mërkurë, 26 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Vdes babai i Encës, pas një sëmundje të rëndë

Babai i Encës është ndarë nga jeta. Ndonëse këngëtarja nuk ka reaguar në lidhje me lajmin e trishtë, mësohet se i ati i saj, Sokol Haxhia, ndërroi jetë të dielën, si pasojë e një sëmundjeje të rëndë.

Në faqet e fansave të Encës, numërohen me dhjetëra postime ngushëlluese. Lajmin e dhimbshëm e kanë konfirmuar  burimet e Anabel.al.

Këngëtarja e ka përmendur shpesh të atin nëpër intervista, si një nga njerëzit që e ka mbështetur më fort në karrierën e saj. Në Instagram, pak orë më parë, Enca publikoi një pjesë të këngës “Ocean” të Karol G, e cila i dedikohet dikujt për të cilin do të kesh gjithmonë dashuri.

64-vjeçari la pas bashkëshorten, Entelën, dhe dy vajzat. Ngushëllime familjes!