22:05 / E Diele, 24 Prill 2022 / AR

Vdes dëshmitari i masakrës së Keqekollës, Nezir Krasniqi

Sot ka ndërruar jetë dëshmitari i masakrës së madhe te Spahovitë e Keqekollës, Nezir Krasniqi.

Varrimi i të ndjerit bëhet nesër në ora 14:00 në Grashticë.

Të ndjerit i është vrarë djali i vetëm dhe fëmijët e tjerë si dhe është plagosur rëndë vet.

Gjithçka dha për dheun e këtij vendi andaj gjaku i tij le t’i bëhet dritë e Kosovës!