16:21 / E Premte, 01 Maj 2020 / indeksADMonline

Vdes dizajnuesi parë i Ford Mustang

Dizajnuesi i veturës origjinale Ford Mustang, Gale Halderman ka ndërruar jetë në moshën 87 vjeçare.

Halderman ishte krijuesi i dizajnit të Ford Mustang, kurse ndërroi jetë pasi që një kohë ishte duke u përballur me kancer, transemton IndeksOnline.

Në vitin 1962, Ford kishte shpallur një konkursë për dizajn të një veture sportive, e ishte dizajni i Halderman që u zgjodh fitues.

Po ashtu pas fillimit të punimit në këtë makinë ai vazhdoi të jetë një ndër personat kryesor që ndikoi në evulucionin e saj./IndeksOnline/.