19:39 / E Premte, 09 Dhjetor 2022 / Andronika

Vdes djali i Tina Turner

Artistja e njohur, Tina Turner ka pësuar një tjetër tragjedi.

Ylli i hitit “What’s Love Got to Do With It”, Ronnie, djali i saj vdiq këtë javë, njoftoi gruaja e tij, Afida në Instagram. Ai ishte 62 vjeç .

“Zoti im, Ronnie Turner një engjëll i vërtetë, burri im, shoku im, zemra ime nuk isha në gjendje të të shpëtoja, të dua për këto 17 vite, jam shumë e zemëruar”, ka shkruar Afida në një postim me foto të bashkëshortit të saj të ndjerë.

Burime të zbatimit të ligjit thanë për TMZ se ata morën një telefonatë urgjente nga dikush që pretendonte se Ronnie po luftonte për të marrë frymë. Disa minuta më vonë, Ronnie pushoi së marrë frymë fare. Ronnie u shpall i vdekur në vendngjarje.

Ndërsa nuk dihet se çfarë e shkaktoi vdekjen e parakohshme të Ronnie, ai kishte luftuar me probleme të ndryshme shëndetësore vitet e fundit, duke përfshirë kancerin.

Turner është nënë e katër fëmijëve. Më i madhi i saj, Craig, vdiq nga një plagë e vetë shkaktuar me armë zjarri në korrik 2018 në moshën 59-vjeçare.