13:35 / E Diele, 16 Maj 2021 / OSH

Vdes doktori Bedri Bimbashi, Shefi i Repartit të Fiziatrisë në Spitalin Rajonal të Mitrovicës

Shëndetësia kosovare ka marr një lajm të hidhur. Doktori i njohur, Bedri Bimbashi ka ndërruar jetë.

Lajmin e ka konfirmuar nipi i tij, Gzim Bimbashi, transmeton Indeksonline.

I ndjeri ishte shefi i Repartit të Fiziatrisë në Spitalin Rajonal të Mitrovicës.

Bedri Bimbashi ka shërbyer edhe gjatë luftës në QKMF dhe ambulanta në fshatra të ndryshme në Skenderaj, për të ju ofruar ndihmë qytetareve të kësaj ane.

Varrimi i të ndjerit bëhet nesër në fshatin Llaushë të Skenderajt në orën 15:00./Indeksonline/