Vdes në QKUK edhe i riu i dytë nga vetaksidenti në Treboviq të Pejës

Ka vdekur në QKUK edhe i riu i dytë nga vetaksidenti që ndodhi më 2 korrik në fshatin Treboviq të Pejës.
Lajmin e ka konfirmuar për IndeksOnline zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës Fadil Gashi.
Gashi konfirmoi se viktima është i lindur në vitin 2009-të.
Lidhur me rastin e rëndë IndeksOnline ka raportuar para disa ditësh. /IndeksOnline/