11:22 / E Premte, 20 Shtator 2019 / indeksADMonline

Vdes personi i aksidentuar, në Prizren

Ka ndërruar jetë dje në QKUK personi i cili kishte pësuar lëndime të renda trupore në një aksident të ndodhur, në Prizren.

Policia ka bërë të ditur se me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Aksidenti që rezultoi me fatalitet ka ndodhur më 14 shtator.

Kujtojmë se po dje, ka ndërruar jetë edhe një femër e cila kishte pësuar lëndime në një aksident trafiku në Suharekë.