19:30 / E Shtunë, 24 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Vdes gjyshi i Messit!

Gjyshi i Messit nga ana e nënës, ka vdekur në moshën 80-vjeçare, njoftuan mediat lokale të Rosarios.

Antonio Cuccitini ka vdekur të mërkurën e kaluar në një spital të Rosarios, një ditë më parë pasi ishte shtruar.

Cuccitini jetonte vetëm në shtëpinë e tij në Rosario, në provincën e Santa Fe, pasi që gruaja e tij Celia vdiq pak vite më parë.

Gjyshërit e pesë herë kampionit të Topit të Artë ishin shumë të rëndësishëm në fëmijërinë e Messit, të cilët e shoqëronin nipin e tyre për ndeshjët e futbollit, sport ky ku Messi tani shkruan historinë. /IndeksOnline/