10:15 / E Hënë, 13 Korrik 2020 / indeksADMonline

Vdes gruaja e aktorit John Travolta, Kelly Prestoni

Gruaja e aktorit të njohur të Holliwood-it John Travolta, Kelly Preston ka ndërruar jetë në moshën 57-vjeçare.

Mësohet se ajo vdiq nga kanceri i gjirit, sëmundje nga e cila po vuante prej dy vjetësh, transmeton Indeksonline.

Aktori John Travolta e konfirmoi lajmin edhe nëpërmjet rrjeteve sociale natën e së dielës.

Aktorja dhe modelja Preston dhe Travolta ishin të martuar prej 29 vjetësh.

Ata kanë 2 fëmijë Ella (20) dhe Benjamini (9) derisa djali i tyre Jett, vdiq në vitin 2009 në moshën 16- vjeçare. /IndeksOnline/