11:05 / E Enjte, 05 Tetor 2017 / indeksADMonline

Vdes i aksidentuari ditë më parë në Mitrovicë

Një 20 vjeçar me inicialet V.V ka ndërruar jetë në QKUK pasi nuk ka arritur t`i mbijetojë plagëve të marra në një aksident trafiku të ndodhur pesë ditë më parë në Mitrovicë.

Policia rajonale e Mitrovicës bën me dije se trupi i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, me urdhër të prokurorit të shtetit.