Vdes ish futbollisti i Trepçës ’89

Sot ka ndërruar jetë ish-futbollisti i Trepçës ’89, Sadik Rrahmani.
Lajmin e ka bërë të ditur klubi mitrovicas përmes në njoftimi në faqen zyrtare, shkruan IndeksOnline.
Pas pensionimit si futbollist, ”DIKI” ushtroi edhe profesionin e Referit në Superligën e Kosovës, ndërsa vitet e fundit ishte trajner i grupmoshave të reja te Trepça ’89.
Sadik Rrahmani është edhe babai i futbollistit të tanishëm të Trepçës ’89, Robert Rrahmanit./IndeksOnline/
