08:04 / E Shtunë, 10 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Vdes ish mesfushori i njohur i Manchester United

Ka ndërruar jetë mbrëmë ish futbollisti i Manchester United, Liam Miller. Ish reprezentuesi irlandez ka humbur betejën me kancerin. Miller ka ndërruar jetë pikërisht në ditën kur duhej të festonte 36 vjetorin e tij të lindjez.

Irlandezi kishte karrierë të gjatë si futbollist duke qenë për dy sezone edhe nën urdhërat e Alex Ferguson te Manchester United gjatë viteve 2004-2006.

Si futbollist ka luajtur edhe për Celtic, Leeds, Sunderland, QPR, Hibernian, Brisbane e Melbourne./Indeksonline/