75 Mall Live Search
23:22 / E Shtunë, 02 Maj 2026 / MSH1

Vdes ish-ushtari i UÇK-së, Xhem Rexhepi

Është ndarë nga jeta ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Xhem Rexhepi.

Rexhepi, ushtar i tri luftërave çlirimtare, vdiq në moshën 57-vjeçare, raporton IndeksOnline.

Prej kohësh, Rexhepi po përballej me sëmundje të rëndë.

“Me dhimbje të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të bashkëluftëtarit tonë, Xhem Rexhepi.

Ai do të kujtohet gjithmonë për kontributin, guximin dhe përkushtimin e tij në rrugën e lirisë. Vepra dhe sakrifica e tij mbeten të paharruara për të gjithë ne që patëm fatin ta njohim dhe të luftojmë përkrah tij” thuhet në njoftimin e OVL-së së ushtarëve të Preshevës, Medvegjës e Bujanocit./IndeksOnline/