13:45 / E Diele, 26 Janar 2020 / indeksADMonline

Vdes këmbësori që u godit mbrëmë, në Vushtrri

Mbrëmë rreth orës 18:00, në rrugën  nacionale  Mitrovicë-Prishtinë, segmenti në dalje të Vushtrrisë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime  të rënda trupore, ku një veturë ka goditur një këmbësorë.

Këmbësorit të lënduar  ndihma e parë  i është dhënë në spitalin e Vushtrrisë,  ndërsa më pas është dërguar në QKUK për tretman mjekësor.

Ndërsa sot në ora 05:00 të datës  26 janar 2020, nga QKUK është njoftuar se i lënduari viktima  S.M., 83 vjeçar,  ka ndërruar jetë.

Lajmin për Indeksonline e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Me urdhër të prokurorit të  rastit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Deri te aksidenti dyshohet se ka ardhur nga pakujdesia e drejtuesit të automjetit,  të  cilit i është caktuar masa e ndalimit per 48 orë./Indeksonline/