08:47 / E Martë, 04 Maj 2021 / AR

Vdes këngëtari i njohur në moshën 51 vjeçare

Ray Reyes, i njohur si anëtar i grupit Menudo, ka vdekur fatkeqësisht në moshën 51 vjeçare.

Vdekja u njoftua gjatë fundjavës në një postim në Facebook nga vëllai i tij Raul, megjithëse ai nuk e konfirmoi shkakun e vdekjes, transmeton Indeksonline.

Të dashur miq, familje dhe fansa. Me dhimbje të madhe në shpirtin tim ju informoj, se vëllai im i dashur Ray Reyes ndërroi jetë”, shkroi Raul në postim. 

Është raportuar nga Primera Hora se shkaku i vdekjes ishte një “sulm në zemër”.

Ray iu bashkua Menudo në 1983 kur ai ishte vetëm 13 vjeç. Ai ishte në grup në të njëjtën kohë me Ricky Martin .