19:29 / E Enjte, 25 Tetor 2018 / indeksADMonline

Vdes komandanti i “Tigrave” të Arkanit

Një prej komandantëve të “Tigrave” famëkeqe, Borislav Peleviq, kumbari i Arkanit dhe Ceca Razhnjatoviqit ka vdekur në moshën 61 vjeçare në Beograd.

Peleviq i lindur më 22 nëntor 1956 në fshatin Bublje afër Pejës, si vullnetar i forcave paramilitare serbe ka marrë pjesë në luftërat në Kroaci dhe në Bosnje dhe Hercegovinë në vitet 1991-1995, ku kishte marrë pjesë në vrasje, persekutim dhe dëbim të civilëve.

Kohëve të fundit ka punuar si profesor në Shkollën e lartë të sporteve në Beograd.

Temat: