17:54 / E Enjte, 02 Prill 2020 / indeksADMonline

Vdes komediani i njohur në moshën 78-vjeçare, nga Covid-19

Komediani Eddie Large ka vdekur në moshën 78 vjeçare nga koronavirusi, ka konfirmuar sot djali i tij.

Ikona, e cila është më i njohur për partneritetin e tij komedik me Syd Little, kishte qenë në spital për infrakt të zemrës, përpara se të kontraktonte virusin vdekjeprurës Covid-19.

Djali i tij, Ryan McGinnis, postoi në Facebook: ‘Është trishtuese që mamaja dhe unë duhet të njoftojmë se babai im ndërroi jetë në orët e para të këtij mëngjesi.

‘Ai kishte vuajtur nga infrakti i zemrës dhe për fat të keq, ndërsa ishte në spital, kontraktoi koronavirusin, dhe zemra e tij për fat të keq nuk ishte aq e fortë sa ta luftonte’.

Edward Hugh McGinnis, i njohur me emrin skenë si Eddie Large, ishte një komedian skocez.

Ai njihej më së miri pë rolin e tij në Little and Large, me Syd Little./Indeksonline/