17:26 / E Shtunë, 21 Tetor 2023 / C E

Vdes legjenda e futbollit anglez, Sir Bobby Charlton

Legjenda e futbollit anglez, Sir Bobby Charlton ka ndërruar jetë në moshën 86-vjecare.

Familja e ish-futbollistit ka njoftuar se ai ka vdekur në shtëpi pranë familjarëve të tij në mëngjesin e së shtunës.

Charlton ishte figura kyçe e Anglisë në triumfin e Kupës së Botës në vitin 1966, shkruan Indeksonline.

Ai fitoi 106 me fanellën e Tre Luanëve duke shënuar 49 gola.

Charlton i ka mbijetuar edhe aksidentit ajror të klubit të Manchester United në vitin 1958 në Munchen, ku vdiqën 23 udhëtar, shumica futbollist. /IndeksOnline/