23:38 / E Enjte, 02 Korrik 2020 / indeksADMonline

Vdes legjenda e televizionit amerikan

Hugh Downs- legjenda e televizionit amerikan me 60 vjet përvojë në programet “Today”, “20/20″ dhe ‘The Tonight Show ” ka ndërruar jetë.

Hugh vdiq të mërkurën në shtëpinë e tij në Scottsdale, sipas familjes së tij, të cilët lëshuan ​​një deklaratë të premten, thanë se vdekja e tij nuk ka lidhje me pandeminë koronavirus.

Downs ishte një nga fytyrat më të njohura të televizionit  dhe prezantues i suksesshëm i cili bashkë-udhëhoqi emisionin “Today” të NBC nga 1962 deri në 1971 dhe mbahet mend më shumë për 21 vitet e tij si bashkë-nikoqir i Barbara Walters në “20/20” e ABC.

Ai zyrtarisht u tërhoq nga rruga “20/20” në vitin 1999, ai i huazoi zërin e tij një numri emosionesh special televizive dhe filma dokumentar gjatë viteve 2000.

Hugh lindi në Akron, Ohio dhe filloi transmetimin në radio në Detroit. Ai ishte 99 vjeç./Indeksonline/