12:19 / E Mërkurë, 30 Dhjetor 2020 / OSH

Vdes miliarderi i njohur kinez, dyshohet se e helmua me çaj nga punëtori i tij

Lin Qi, miliarderi i njohur kinez ka ndërruar jetë. CEO i kompanisë së famshme, Yoozoo ishte helmuar në natën e Krishtlindjeve.

Pas disa ditë qëndrimi në spital, Qi ka vdekur duke mos e përballuar helmimin që dyshohet se erdhi nga një çaj, shkruan Indeksonline.

Një punëtor i afërm i tij është i dyshuari kryesor për helmimin e tij.

Kompania e tij, Yoozoo kishte bërë bujë me krijimin e disa lojërave kompjuterike dhe telefonike, të cilat u bënë të famshme në mbarë botën. Yoozoo ka të angazhuar mbi 2.000 punonjës./Indeksonline/