Vdes mjeku i njohur kosovar

Mjeku i njohur Zenel Kabashi ka vdekur sot në moshën 79-vjeçare.
Lajmi për vdekjen e tij është bërë i ditur nga institucioni shëndetësor ku ishte i angazhuar së fundmi, qendra diagnostike terapeutike “EndoMed-B”.
“Me pikëllim të thellë lajmërojmë se sot u nda nga kjo jeta bashkëpunëtori jonë dr. Zenel Kabashi. U prehtë në paqe”, ka shkruar “EndoMed-B”, në Facebook.

Kabashi ishte internist dhe gastroenterolog. Diplomoi në vitin 1968 në Universitetin e Sarajevës, Fakultetin ei Mjekësisë, kurse specializoi në Beograd. Dekada me radhë punoi në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.