10:44 / E Premte, 05 Prill 2019 / indeksADMonline

Vdes motra e Isa Mustafës

Hasime Mustafa-Gashi, motra e ish-kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa, ka ndërruar jetë sot në mëngjes.

Lajmin e ka bërë të ditur Besnik Mustafa, djali i ish-kryeministrit, përmes një postimi në Facebook, transmeton Indeksonline.

Varrimi i të ndjerës do të  bëhet sot në fshatin Mramor.

“Familjarë dhe miqë të nderuar me pikëllim të thellë ju njoftojmë se sot me datën 05.04.2019 ndërroj jetë halla jonë Hasime Mustafa-Gashi. Varrimi bëhet sot me datën 05.04.2019 në ora 15:00 te varrezat e fshatit Busi (Mramor)”, ka shkruar Mustafa. /Indeksonline/