21:14 / E Shtunë, 04 Prill 2020 / indeksADMonline

Vdes në moshën 16-vjeçare aktori i “The Flash”

Ka vdekur të enjten në moshën 16-vjecare aktori që luajti në serinë amerikane “The Flash” dhe “When Calls the Heart”, Logan Williams.

Nëna e tij Marlyse e konfirmoi lajmin për “Tri-City News”, ku tha se ishte e shkatërruar nga vdekja e tij, shkaku i së cilës nuk është zbuluar.

Logan njihet më së miri për interpretimin e të riut Barry Allen në shfaqjen “The Flash”.

Mort de Logan Williams : l'acteur de la série The Flash est décédé ...

Nëna Marlyse tha se për shkak të koronavirusit, nuk mund t’i përqafon prindërit e saj, dhe po mban zi e vetme.

“Është e vështirë”, shtoi ajo, duke vënë në dukje se djali i saj ishte i ri në rrugën e tij për t’u bërë aktor i njohur pasi kishte fituar cmime për aktorët më të mirë.

Përveç aktrimit, Williams luajti futboll dhe kitarë, dhe shijonte muzikë rap./Indeksonline/

Coquitlam teen actor Logan Williams – young Flash in the TV series ...