09:30 / E Shtunë, 03 Shtator 2022 / Gj. Sh

Vdes në moshën 21-vjeçare ylli i TikTok-ut

Tayna Paradazi e cila njihet si njëra nga influencueset më të mëdha në rrjetin social në TikTok ka vdekur në moshën 21-vjeçare.

Vdekja e saj ka ardhur si pasojë e një aksidenti të frikshëm më parashutë.

Ngjarja ka ndodhur të shtunën përderisa Tanya Pardazi, po përfundonte kursin e saj të parë me Skydive Toronto në Innisfil, Ontario.

Sipas CTV Neës Toronto, kjo ishte hera e saj e parë që provonte një hedhje me parahutë, pasi parashutizmit, u kërkon studentëve të kryejnë një ditë stërvitje në tokë përpara se të tentojnë një hedhje të vetme . Megjithatë, hedhja shkoi keq pasi studentja e Universitetit të Torontos hapi parashutën shumë vonë gjatë zbritjes së saj.

Pas aksidentit, ylli i TikTok u dërgua me urgjencë në spital, ku u shpall e vdekur pas mbërritjes.

@philosatea Replying to @bigbudyrequisjr this is not a point about who is better at what, it doesnt matter #philosophy #philosophytiktok ♬ The Perfect Girl – 「Incørrect」

Pardaz ishte një influencere e njohur në TikTok, ku postonte rregullisht video duke diskutuar gjithçka, nga këshillat e grimit deri te mamuthët e leshtë me 100,000 ndjekësit e saj.

Në videon e fundit para vdekjes së saj, të postuar më 22 gusht, Pardazi ka folur për Tetrisin dhe parashutizmin.

Ajo kishte marrë pjesë edhe më parë në konkursin e bukurisë Miss Kanada, duke kaluar në gjysmëfinale.

Autoritetet kanë nisur një hetim për vdekjen tragjike të Pardaz.

@philosatea a lil art history for the younger gen #monalisa #louvre #thelouvre #paris #italy #davinci #leonardodavinci #picasso #picassoilikeit ♬ Scary stories, horror footage, halloween sati – RYOpianoforte